Pamundesi ekonomike per te paguar detyrimin ushqimor

Vellai ka zgjidhur martese, por nuk ka paguar detyrimin ushqimor per shkak se eshte pa pune. Nderkohe i ka ardhur shkrese nga permbaruesi, se do i vendoset gjobe.  Si mund te veproje?


Qytetari: O. G. Data: 10 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pamundesi ekonomike per te paguar detyrimin ushqimor”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Detyrimi ushqimor eshte nder detyrimet kryesore qe kane prinderit ndaj femijeve por sipas rasteve edhe ndaj njeri-tjetrit. Detyrimi ushqimor pushon me vdekjen e personit te detyruar nga Gjykata per pagesen e saj. Detyrimi ushqimor vazhdon edhe ndaj fëmijëve madhorë që ndjekin shkollat e mesme ose të larta me shkëputje nga puna deri në 25 vjeç. Prindërit nuk shkarkohen nga detyrimi i tyre për të ushqyer fëmijët e tyre edhe sikur t’i hiqet e drejta prindërore.
    Ne kushtet ne te cilat ndodhet vellai juaj, ekzekutimi i ketij detyrimi sigurisht qe behet i veshtire por ju bej me dije se permbarimi mund te vere sekuestro ndaj pasurive te tjera te paluajteshme ose te luajteshme (si makina etj) te cilat figurojne ne emer te tij, me qellim ekzekutimin e vendimit te Gjykates.
    Pamundesia ekonomike eshte nje ngerc social dhe ekonomik, por nuk ju shkarkon kurrsesi nga detyrimi per pagese. Ne rastin me te mire,e vetmja zgjidhje e mundshme ne praktike do te ishte arritja e nje marreveshje te perkohshme me palen perfituese te detyrimit dhe permbaruesin per kryerjen e pageses, deri sa situata financiare te rregullohet. Theksojme se detyrimi ushqimor, pervecse eshte i detyrueshem ne kuptim te zbatimit te nje vendimi gjyqesor, kualifikohet edhe si kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit, ne kuptim te nenit 125 te Kodit Penal “Mosdhenia e e mjeteve per jetese”. Eshte me shume rendesi qe vellai te marre masa sa me pare per sigurimin e te ardhurave/punes dhe pagimin e detyrimit ushqimor.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet