Pershendetje,
Jam i interesuar te di nese biznesi im bar-kafe i regjistruar ne daten 03.03.2020 dhe i mbyllur ne zbatim te urdhrave te autoriteteve mund te perfitoje nga paketa e ndihmes financiare. Drejtoria Rajonale Tatimore me ka refuzuar 2 here kerkesen. Jemi 2 persona te siguruar nga dt. 3 mars qe punojme ne kete biznes. A na takon neve te perfitojme pagen e luftes? Si duhet te veproj ne kete rast? Pres nje pergjigje nga ana tuaj. Faleminderit!
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Nje nder kriteret per te verifikuar perputhshmerine e subjekteve qe do te perfitojne nga ndihma financaire, eshte verifikimi i listepagesave perkatese. VKM percakton se ndihma financiare për të vetëpunësuarit/të punësuarit do te llogaritet dhe jepet sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpaguese. Ne rast te subjekteve qe i depozitojne listepagesat cdo tre muaj do te verifikohen listepagesat e tre muajve te fundit te 2019, ndersa per ato bizenese qe i deklarojne cdo muaj, do te verifikohet listepagesa e muajit janar 2020. Nese ju jeni regjistruar ne muajin Mars 2020, atehere rezulton qe ju ne momentin e fillimit te gjendjes se fatkeqesise natyrore, nuk kishit depozituar ende asnje listepagese.
Faleminderit,