Paketa e ndihmes ekonomike 2

Pershendetje,

Punoja ne nje call center deri ne daten 11 mars. Per shkak te izolimit social dhe nderprerjes se sherbimit urban kam nderprere marredheniet e punes nga data 11 mars e ne vazhdim dhe nuk jam e siguruar per muajin mars dhe prill. Subjekti (call center) ku une punoja ka bere aplikimin per perfitimin e pages se luftes, por eshte refuzuar. Nderkohe vete kryeministri ka pohuar qe per kategorine ku une bej pjese do te jepet paga e luftes, nje pagese 40.000 L (te reja). Kerkoj nje sqarim ligjor perse me eshte refuzuar pagesa e luftes. Faleminderit,


Qytetari: F. Z. Data: 1 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paketa e ndihmes ekonomike 2”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Nese ju keni aplikuar per perftimin e ndihmes financiare prej 40.000 leke, sipas paketes nr.2 dhe kerkesa kuaj eshte refuzuar, atehere ju bejme me dije se keni mundësi të paraqisni Formularin e ankesës (Formati 1 për subjekte dhe Formati 2 për individë), përmes kanaleve të komunikimit, të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjjthshme e Tatimeve.

    Me poshte linku ku mund te aksesoni informacion me te detajuar: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet