Pagimi i pages nga pronari

Pershendetje,

Neqoftese nje biznes eshte mbyllur per shkak te situates te krijuar nga COVID-19  dhe punetoret normalisht nuk kane punuar. Pronari ka paguar sigurimet shoqerore, por nuk ka dhene pagen e deklaruar. Duke qene se nuk perfitohen pagat e luftes, a eshte i detyruar pronari te paguaje pagen mujore te deklaruar edhe pse ka qene mbyllur? Faleminderit


Qytetari: V. V. Data: 15 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pagimi i pages nga pronari”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Shperblimi ne kuader te marredhenies se punes rregulohet nga kontrata e punës e lidhur midis paleve,e cila përmban të drejtat dhe detyrimet e perkatese. Persa kohe ju nuk keni punuar dhe nuk jeni trajtuar per kete periudhe me leje te zakonshme, atehere nuk mund te pretendoni qe te paguheni.

    Ne rast se biznesi ku ju punoni eshte i vogel (me te ardhura vjetore nen 14 milion leke) dhe nuk ka ushtruar aktivitet ne zbatim te urdherave te Ministrise se Shendetsise dhe Mbrojtjes Sociale, atehere duhej të aplikonte per përfitimin e ndihmes financiare sipas paketes se pare. Ne rast se eshte biznes i madh (me te ardhura vjetore mbi 14 milion leke) mund te aplikoje per perfitimin e ndihmes financiare sipas paketes se dyte. Ju bejme me dije se vijon procesi i aplikimit për përfitim të ndihmës financiare, sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020 (Paketa Nr.2).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet