Pagimi i detyrimit ushqimor

Perse permbarimi nuk e ekzekuton pensionin ushqimor , pasi afati 5 ditor per ekzekutim vullnetar mbaroi? Ish burri eshte i siguruar eshte ne pune, leket i mer ne banke. Po detyrimin e prapambetuar do ta mar ne total apo muaj per muaj (deri tani shuma ka vajtur (1 miljon e gjashte qind mije leke) .

Dhe se fundi ish burri me ben presion qe te iki ne permbarim te heq dore nga detyrimi i prapambetur (duke me kercenuar per jeten duke me thene ” O do maresh leket ose do te mar jeten ” .

A pranon permbarimi qe te bej kerkese t’ ja fal shumen e prapambetur pasi ndihem e kercenuar per jeten time dhe te femijes?

Faleminderit


Qytetari: S. T. Data: 2 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pagimi i detyrimit ushqimor”

  1. 2

    Pershendetje,

    Lidhur me mosveprimin nga ana e permbaruesit duhet t’i drejtoheni atij vete. Ne rastet si i juaji kur behet fjale per ekzekutim te pensionit ushqimor, ai ka detyrimin ligjor qe pas kalimit te afatit 5 ditor nga njoftimi vullnetar, te kaloje ne ekzekutim te detyrueshem. Veprimi i pare eshte vendosja e sekuestros mbi llogarite bankare te ish bashkeshortit tuaj. Ne rast se detyrimi do te merret nga paga, përmbaruesi gjyqësor sekuestron pagën e debitorit, por pa cenuar minimumin jetik, të përcaktuar sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
    Ju keni te drejte qe te merrni te gjithe shumen qe ju detyrohet ish bashkeshorti per pension ushqimor deri ne momentin e ekzekutimit te detyrueshem, nese ka gjendje ne llogari. Nese jo, atehere atij do t’i lihet minimumi jetik cdo muaj dhe pjesa tjeter do t’ju kaloje juve sipas vlerave perkatese.
    Lidhur me kercenimet qe po ju ben, permbaruesi nuk kryen asnje veprim apo marreveshje. Kete mund ta beni vetem ju, duke kerkuar pushimin, apo pezullimin e ekzekutimit.
    Nga ana jone, ju sugjerojme, qe te ndiqni rrugen ligjore duke bere kallezim prane organeve kompetente, dhe nese eshte e nevojshme te kerkoni edhe urdher mbrojtje kundrejt ish bashkeshortit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet