Pagese transporti per ne vendin e punes

Pershendetje,
Bashkeshorti im eshte i punesuar prane Inspektoriatit Shteteror Shendetesor ne qytetin xx . Ne jetojme ne nje qytet tjeter yy rreth 1 ore larg vendit te punes. E bene cdo dite rrugen pa marre asnje pagese per transportin. Ekonomistja e qendres se punes i thote se nuk ka ligj/vkm per kompensim te transportit . A mund te me ndihmoni a ka baze ligjore per kompensim te rruges per persona qe vendbanimin e kane larg vendpunesimit ??


Qytetari: K. B. Data: 15 December , 2019, Kategoria: Pune.

3 responses to “Pagese transporti per ne vendin e punes”

  1. Nuk ka asnjë akt normativ që të sigurojë transportin nga vendbanimi për në vendin e punës. Kjo në parim lidhet me marrëdhënien juridike të punës. Në rast se keni lidhur një kontratë pune e keni pranuar me vullnet të lirë, vendin dhe llojin e punës. pra, në parim ju keni rënë dakord me kushtet e kontratës. Ajo që shteti garanton është kur të dërgon me shërbim apo me detyrë jashtë qendrës së punës. Të gjitha aktet nënligjore parashikojnë rimbursimet në rastet kur punëdhënësi të dërgon me shërbim apo me detyrë, në një qytet tjetër, por nuk sigurojnë transportin nga vendbanimi të qendra e punës.

  2. Suela Sulkja Suela Sulkja says:

    Vendimi nr. 329 dt.20.04.2016 Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr.997 dt.10.12.2010 Per trajtimin financiar te punonjesve qe dergohen me sherbim jashte qendres se punes brenda vendit
    Për shërbime në një largësi mbi 100 km, jashtë qendrës së punës, trajtimi financiar i punonjësit përfshin:

    a) dietën ditore, e cila, për çdo punonjës të dërguar me shërbim, llogaritet në masën, si më poshtë vijon:
    1 000 (një mijë) lekë në ditë, kur punonjësi kthehet brenda ditës;
    10 për qind të pagës mujore, por jo më shumë se 2 500 (dy mijë e
    pesëqind) lekë në ditë, kur shërbimi zgjat më shumë se një ditë.
    Për efekt të llogaritjes së dietës, në këtë rast, data e nisjes dhe ajo e kthimit llogariten një ditë e plotë.
    b) shpenzimet e fjetjes, kundrejt dokumentit tatimor përkatës, të paraqitur nga hoteli dhe të shoqëruar me faturën e printuar nga kasa elektronike fiskale, por jo më shumë se 3 000 (tre mijë) lekë për çdo natë;
    c) shpenzimet e transportit, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni.
    Në çdo rast, kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni, shpenzimet e transportit do të njihen kundrejt dokumentit tatimor përkatës, por jo më shumë se tarifa përkatëse, sipas distancës kilometrike të linjës, e miratuar në vendimin nr.146, datë 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për tarifat e transportit të udhëtarëve”, të ndryshuar.”

  3. Pershendetje,
    Kompensimi financiar per transportin, parashikohet vetem per punonjesit e arsimit. Nderkohe qe ne baze te VKM-se 68/2018, nese punemarresi e ka vendbanimin larg vendit te punes, punedhenesi eshte i detyruar qe t’i siguroje strehim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet