Pagese Invaliditeti

Bashkeshortja ime, e datelindjes 1960 eshte invalide e plote e grupit te dyte nga viti 2016. Paguhet 5000 L ne muaj sepse kaq vite pune pati. Dua t’ju pyes a ka vendim qeverie qe mos te paguhen nen 10000 L ne muaj? Faleminderit,


Qytetari: I. S. Data: 4 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pagese Invaliditeti”

  1. Pershendetje! Neni 37 i ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon shumen e pensionit te invaliditeti te plote. Perkatesisht eshte parashikuar se shuma e pensionit te invaliditetit te plote te llogaritet ne te njejten menyre si pension pleqerie. Pra, cdo pension invaliditeti vlersohet ne bazë të viteve të punës. Gjithashtu eshte parashikuar se shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.
    Keshillit i Ministrave me date 26.12.2018 miratoj vendimi per percaktimin e pages minimale ne shkalle vendi 26,000 leke. Ndersa paga neto e sipercituar ne llogaritjen e shumes se pensionit, eshte: Paga neto = Paga bruto – Kontributet e sigurimeve shoqërore – Kontributet e sigurimeve shëndetësore -Tatimin mbi të ardhurat.
    VKM-ja nr. 431, datë 8.6.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, të ndryshuar, te cilit i referoheni me siper perjashton rastet kur :
    a)personat që i ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, para datës së intervistës së vlerësimit;
    b)personat që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune, para lindjes të së drejtës për komisionim, dhe nuk përfiton nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet