Pershendetje,
Jam i punesuar me kohe te plote ne nje institucion shteteror (arsim). Gjithashtu kam hapur nje biznes te vogel me certifikate regjistrimi (NIPT) ne emrin tim (me objekt: punime artistike, artizanale). Duke u nisur nga angazhimi ne punen primare (ne arsim) dhe angazhimeve familjare, ne kete biznes angazhohem mesatarisht 2-3 ore ne dite (rreth 80-90 ore ne muaj, rreth 10-12 dite pune ne muaj nese marrim per baze diten 8-oreshe). Sigurimet shoqerore ne biznes duhet t’i paguaj per 22 dite pune ne muaj apo per aq dite sa angazhohem ne biznes? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Ne rastin tuaj, per perllogaritjen dhe pagesen e kontributeve shoqerore dhe shendetesore do te merret si reference paga minimale ne shkalle vendi. Duke qene se jeni i dy-punesuar, per me shume informacion mbi modalitetet e perllogaritjes dhe pageses se kontributeve, ju mund te telefononi ne Qendren Thirrjeve prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Shërbimi i asistences dhe informacionit ofrohet pa pagesë duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 00 02. Faleminderit