Pagesat për pension

Përshëndetje Juristi online!
Nëna ime ka 12 vite punë të deklaruara.
Ne dëshirojm që të paguajmë pjesën tjetër (3 vite) për të përfituar pensioni minimal.
Sa është pagesa për secilin vit ju lutem? Përse disa paguajn 450 (mijë lekë të reja) dhe disa 900 (mijë lekë të reja) për secilin vit, ju lutem?
Faleminderit paraprakisht 🙏

Qytetari: Z.M.
Data: 9 Janar 2023, Kategoria: Pensioni, Sigurimet shoqërore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje!
    Mungesa e viteve të punës që duhen për të plotësuar kushtet e daljes në pension mund të mbulohet nëpërmjet skemës vullnetare të sigurimeve shoqërore. Blerja e vjetërsisë së munguar të punës për efekt të plotësimit të kushteve të daljes në pension, si dhe për të siguruar të ardhura më të larta bëhet në skemën vullnetare të pensionit.

    Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se skema e sigurimit vullnetar, është një mundësi më shumë për të përfituar pension, për të gjithë shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Sipas tyre, kontributi vullnetar që do të paguhet për sigurimin e vjetërsisë së munguar të punës llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm. Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2022 është 7,344 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 34,000 lekë x 21.6%. Për 6 mujorin e parë të viti 2023 paga minimale ështe 36,000 lekë x 21.6% shuma është 777,600lekë.
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje