Pagesa pune ne festat zyrtare

Pershendetje,
Kam nje pyetje ne lidhje me pozicionin e punes – roje objekti. Kur dal ne pune edhe ne ditet e festave zyrtare, a duhet te paguhem sipas Kodit te Punes apo me pagen baze ne te cilin kam rene dakort me punedhenesin?  Kjo pasi me thone qe roja i objektit kete pozicion ka dhe eshte e pashmangshme qe godina te qendroje pa njeri edhe ne ditet e festave zyrtare. Nderkohe qe ditet e festave une nuk i bej pushim si te tjeret dhe kjo nuk reflektohet as me pagese shtese ne page. Faleminderit,


Qytetari: R. U. Data: 6 January , 2021, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Pagesa pune ne festat zyrtare”

  1. Pershendetje

    Marredheniet e punes rregullohen ne baze te kontrates se punes, e cila eshte nenshkruar midis punedhenesit dhe punemarresit.

    Kodi i punes ne nenin 86/2 te tij percakton se: “Punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës në ditët e festave zyrtare. Kur dita e festës zyrtare bie në ditët e pushimit javor, pushimi shtyhet ditën e hënë. Përjashtimet për të punuar në ditët e festave zyrtare përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave ose në kontratën kolektive”.
    Me tej ne nenin 87 te Kodit te Punes percaktohet se: “…Puna e kryer në ditët e festave zyrtare, kur ato bien ditë pune, kompensohet me një shtesë mbi pagë, jo më pak se 25 për qind dhe me një pushim të pagueshëm, të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer në ditët e festave zyrtare”.

    Kontrata e punes e lidhur midis paleve, ne asnje rast, nuk duhet te bjere ne kundershtim me dispozitat e mesiperme dhe nuk mund te jete me pak favorizuese per punemarresin sesa eshte percaktuar ne Kodin e Punes. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet