Pagesa per kerkese pavlefshmeri testamenti.

Pershendetje,
Ne momentin kur testamenti del i pavlefshem dhe me duhet ta marr nje pergjigje per pavlefshmeri, kerkesa per ta marre kete dokument ka nje pagese fikse apo varion nga Noteri?


Qytetari: M. K. Data: 14 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pagesa per kerkese pavlefshmeri testamenti.”

  1. 1

    Përshendetje! Në bazë të Ligjit Nr. 110/2018 “PËR NOTERINË” përcaktohet se:
    “Kur, me vendim gjyqësor të formës së prerë, shpallet pavlefshmëria e testamentit, dhe ky vendim sjell efekte mbi përmbajtjen e dëshmisë së trashëgimisë, noteri, i cili ka lëshuar dëshminë e trashëgimisë, brenda 3 ditëve nga marrja dijeni ose me kërkesë të të interesuarit, konstaton pavlefshmërinë e dëshmisë së trashëgimisë të lëshuar prej tij dhe procedon me lëshimin e një dëshmie të re trashëgimie.
    2. Dëshmia e re e trashëgimisë i njoftohet menjëherë të gjithë personave, të cilëve u është lëshuar një kopje fillestare e dëshmisë së trashëgimisë.”
    Persa i perket tarifave përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave, të cilat afishohen në çdo zyrë noteriale dhe zbatohen në mënyrë konkrete për çdo veprim noterial. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet