Pagesa per drejtor i komanduar

Pershendetje,

Pyetja ime per Ju eshte: Funksioni drejtor i komanduar, a paguhet me rrogen e drejtorit baze ligjit? dhe e dyta duke mos u paguar me rrogen e drejtorit a ka detyrimin per deklarim pasurie para dha pas lenies detyres? Faleminderit


Qytetari: V. G. Data: 8 December , 2019, Kategoria: Pune.

One response to “Pagesa per drejtor i komanduar”

  1. Edlir Orozi Edlir Orozi says:

    Pershendetje!
    Po ju pergjigjem sipas shkalles se rendesise se ceshtjeve qe ju keni parashtruar.
    Pavarësisht statusit jo të sqaruar ligjor i të qenit drejtor “i komanduar” në një institucion ose ndërmarrje shtetërore, në përmbushje të detyrimit ligjor të parashikuar në nenin 3 dhe nenit 5/1 pika 2 e ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, duhet të dërgoni deklarimin e pasurisë përpara fillimit të punës, të plotësuar, brenda afatit ligjor 30 ditor.
    Ndersa per sa i perket nivelit te pages, ju sqaroj se nese juve si person ju kane komanduar si drejtor dhe nderkohe mbani dhe pozicionin e meparshem atehere ne vendimin e “komandimit” duhet te ishin shprehur edhe per nivelin e pages.Nese ju jeni “komanduar” nga jashte struktures se atij/asaj institucione/ndermarrje rajonale atehere duhet te merrni pagen ne nivel drejtori, por edhe ne kete rast ne vendimin e komandimit duhet te jete percaktuar niveli i pages,sepse kjo eshte procedura standart kur dikush emerohet/punesohet, dhe niveli i pages eshte nje nga elementet qe duhet te plotesohet ne vendimin e emerimit ose ne kontraten e punes.
    Flm

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet