Pagesa gjate kesaj kohe

Jam nga Elbasani dhe punoj ne nje stacion karburanti. Gjate kohes se pandemise ngaqe skemi pasur shume pune, pronari na uli rrogen nga 300 qe e kishim ne 250. A eshte e drejte kjo kur une e di qe rroga minimale eshte 260. Ju kujtoj qe kemi marre dhe pagen e luftes. A mund ti rimarr ne nje fare menyre ato leket e rroges? A ka ndonje ligj qe e detyron pronarin ti jape? Ne pune me dokumenta te rregullta+sig.


Qytetari: T. B. Data: 3 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pagesa gjate kesaj kohe”

  1. Pershendetje,

    Kontrata e punes mund te ndryshohet vetem me pelqimin e te dyja paleve, pra nese ju nuk keni qene dakord qe t’ju ulet paga, ajo nuk duhet te kishte ndodhur.
    Perjashtimisht, nese keni punuar me orar te reduktuar, atehere kjo nuk konsiderohet ulje page, por mosofrim i punes per shkak te forces madhore. Gjate kohes se pandemise ky veprim eshte i ligjshem. Nese ju keni punuar per te njejten kohe, atehere edhe paga duhet te ishte e njejte.
    Lidhur me pagen minimiale prej 26.000 lekesh, ajo eshte paga bruto, pra pa ndalesat per kontributet e sigurimeve shendetesore dhe shoqerore. Ne rastin tuaj nuk e di nese behet fjale per pagen bruto, apo per pagen neto, pra ate qe ju keni marre ne dore. Nese ju keni perfituar 25.000 leke, atehere eshte respektuar paga minimale.
    Nese nga sa ju spjeguam, rezulton se juve ju eshte mbajtur paga pa te drejte dhe ne kundershtim me ligjin, ju keni te drejte t’ia kerkoni punedhenesit tuaj, ose t’i kerkoni ne gjykate.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet