Pagesa e sigurimeve per leje lindje

Pershendetje,

Prej 1 viti jam pa pune dhe momentalisht jam shtatezane. Doja te dija nese une paguaj sigurimet per rrogen minimale 30.000 leke te reja (nga 2021), sa eshte shuma qe duhet te derdh prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore? 11.2% qe i takon punemarresit apo 33% duke perfshire dhe ato qe i takojne punedhenesit? Theksoj qe jam e papune prej nje viti dhe keto siguracione do paguhen nga une si individ. Ju falenderoj paraprakisht,


Qytetari: A. D. Data: 12 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pagesa e sigurimeve per leje lindje”

  1. Pershendetje

    Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm. Ne lidhje me kufirin e pages miniale, kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2021 është 6,480 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 30,000 lekë x 21.6%.
    Nese beheni pjese e skemes se sigurimit vullnetar, me plotesimin e kushteve te ligjit per sigurimet shoqerore, ju mund te perfitoni, sipas rastit, pension pleqerie, invaliditeti ose familjar.

    Ne lidhje me perfitimet si pasoje e lindjes, Neni 27 i Ligjit “Per sigurimet shoqerore ne RSH” i ndryshuar, percakton se “E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi”.
    Ne intepretim te dizpozites se mesiperme, nuk eshte percaktuar domosdoshmerisht qe te keni qene e punesuar 12 muajt e fundit, por mjafton qe ju te keni 1 vit e siguruar (pavaresisht periudhes se sigurimit) per te perfituar lejen e lindjes, kjo per cdo rast perfitimi.

    Per me shume informacion mund te vizitoni webin zyrtare te ISSH: https://www.issh.gov.al/?page_id=67. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet