Pershendetje,
Në institucionin ku une punoj, për shkak të nje familjari të aferm të konfirmuar pozitiv, u detyrova të vetekarantonohesha për 14 dite ku u pajisa me raport mjekesor nga mjeku familjes dhe vertetimin tip.
Por në pagese veren se :
1- Perllogaritja ishte bere 100%;
2- Ishin zbritur nga 14 dite kalendarike qe une kisha raportin, ditet e shtuna të diela festa të intervalit nga fillim në mbarim duke u paguar dite efektive pune 7 dite. A eshte i drejte ky veprim nga ana e punedhenesit dhe cila eshte baza ligjore për të zbritur ditet e shtuna e të diela, festa nga 14 diteshi?
Faleminderit!
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Ne rastin konkret nisur nga aktet normative ne fuqi mbi parandalimin e perhapjes se Covid-19, si dhe ndryshimet e fundit ne Kodin Penal, ju kane detyruar te vetekarantinoheni ne shtepi pavaresisht se mund te keni qene ne gjendje te mire shendetesore. Ne keto kushte gjykoj se me e mira do te ishte nje parashtrim i tille nga ana juaj punedhenesit me qellim gjetjen e nje zgjidhje optimale per te dyja palet.
Nese cdo rast, ne perputhje me ligjin “Per sigurimet shoqerore ne RSH”, parashikohet se 14 diteshi i pare ne rastet e paaftesise se perkohshme ne pune, paguhen nga punedhenesi dhe perllogaritja behet nga punedhenesi por kjo pagese nuk mund te jete me e ulet se 70% e mesatares ditore baze se vleresuar neto te gjashte muajve te fundit nga data e lindjes se te drejtes, kur i punesuari ka deri ne 10 vite pune dhe 80% kur ka mbi 10 vite pune.
Ne praktike llogaritet 14 diteshi kalendarik, pasi dhe vete raporti mjekesor leshohet per dite kalendarike dhe jo dite pune.
Faleminderit