Pagesa e qirase per objektin shteteror gjate periudhes me COVID-19

Pershendetje,

Kam me kontrate qiraje nje zyre agjenci biletari, objekt i nje porti ne vend. Per shkak te covid 19 , qe ne 9 mars jemi mbyllur sepse nuk lundron trageti dhe tani qe ka nisur vetem per mallra . Me thane qe qirate do paguhen sado qe nuk po punojme. E vetmja lehtesi me keste? Si te procedoj per mos pagese 3 qera jane garanci brenda kontrates?

Faleminderit


Qytetari: D. H. Data: 9 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pagesa e qirase per objektin shteteror gjate periudhes me COVID-19”

  1. Pershendetje,

    Sipas vendimeve qe ka nxjerre qeveria, qirat nuk do paguhen gjate periudhes se izolimit per shkak te pandemise. Pagesa e qirase nuk do te falet, por do paguhet ne nje moment te dyte me keste ose edhe te plota nqs ky eshte vullneti edhe i pales qe ka per detyrim te paguaj qerane.
    Nuk ka menyre per te shmangur pagesen e qirase per shkak te Covid-19, i vetmi lehtesim, sic e cituam me lart eshte shtyrja e pageses se qirase, por ne asnje rast falja e kesaj pagese.

    Ne Aktin Normativ nr. 12 datë 2.4.2020, “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19”, të ndryshuar (miratuar me ligjin 33/2020), parashikohet:

    Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020. Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj 2020″.

    Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të cilët kanë ankesë për qiradhënësin si pasojë e moszbatimit të detyrimeve të mësipërme, do t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet