Pagesa e ekspertit dhe e avokatit?

Pershendetje, uroj te jeni mire! Kam nje gjyq te hapur nga kompania e sigurimeve ne rast te nje aksidenti ku nje makine qe ka qene e parkuar eshte gervishtur ne pjesen anesore te saj nga makina ime(e siguruar) por drejtohej ne ato momente nga vellai im i cili kishte patenten e skaduar. Kompania e sigurimeve imja ka paguar demin pa asnje njoftim parapkrak nese isha dakort per vleren e demshperblimit ndaj pales tjeter dhe pas 2 vitesh me kane hapur padi per shkak se makina ime ne momentin e “aksidentit” drejtohej nga vellai im qe skishte patente te rinovuar ne ate periudhe. Vlera e demshperblimit eshte +6 milion leke (te vjetra), vlere super e larte per nje gervishtje makine. Gjithsesi, gjykata ka kerkuar ekspert, per te cilin me komunikon avokati im qe duhet te paguaj 30.000 leke (te reja) dhe gjysmen tjeter e paguan pala paditese. Do te doja te dija nese pagesen e ekspertit e kryej ne keto momente apo pasi ka perfunduar sherbimin, gjyqi eshte ne Tetor 2023, njekohesisht me kerkon edhe tarifen e vet te sherbimit avokati… si funksionon, avokati paguhet paradhenie apo serish ne perfundim te gjyqit? Faleminderit!

Qytetari: G.P.
Data: 19 Qershor 2023, Kategoria: Procedurë gjyqësore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Pershendetje,
    Ne nenin 227 te Kodit te procedures penale eshte cituar se:
    Gjykata, pasi merr edhe mendimin e palëve, i cakton ekspertit çështjet për të cilat duhet të merret mendimi i tij.
    Vendimi për caktimin e detyrave të ekspertit duhet të përmbajë:
    a) detyrat që i caktohen ekspertit;
    b) afatin për paraqitjen nga eksperti në sekretari të aktit të ekspertimit në aq kopje sa palë janë dhe një kopje për fashikullin e gjykimit, kur ekspertimi nuk mund të kryhet aty për aty;
    c) subjektin, të cilit i ngarkohet parapagimi i shpenzimeve të ekspertit dhe afati i përmbushjes së këtij detyrimi;
    – Pra me caktimin e eksperit gjykata ngarkon edhe subjektin per pagimin e shpenzimev.

    Gjithashtu nese jeni ne pamundesi ekonomike mbeshtetur ne: Ligjin per ndihmen juridike te garantuar nga shteti, parashikon se personat te cilet kane te drejte te perfitojne nga perjashtimi i tarifave dhe shpenzimeve (perfshire shpenzimet per ekspertet), kane te drejte ta paraqesin kerkesen ne gjykate, në çdo fazë të procesit, derisa nuk është deklaruar i mbyllur hetimi gjyqësor. Nese jeni subjekt i ligjit nr. 111/2017, paraqituni prane Qendrave te Sherbimit te ndihmes juridike paresore, ne vendbanimin tuaj.

    Ne lidhje me pyetjen e dytë ju sqarojme se: Ligji Nr. 55/2018 “Për Profesionin e avokatit”, perkatesisht neni 16 parashikon menyren e shperblimit te avokatit si me poshte vijon:
    1. Shpërblimi i avokatit për punën e kryer caktohet në një nga mënyrat e mëposhtme:
    a) me marrëveshje ndërmjet avokatit dhe klientit. Marrëveshja e lidhur ndërmjet avokatit dhe klientit përbën titull ekzekutiv;
    ç) me tarifë suksesi, e përcaktuar me marrëveshje të lidhur paraprakisht ndërmjet avokatit dhe klientit për rastin e mbrojtjes apo përfaqësimit të suksesshëm;

    2. Shpërblimi i avokatit nuk mund të kryhet në mënyra të tjera, të ndryshme nga ato të parashikuara
    në këtë nen.
    3. Kryetari i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë dhe Ministri i Drejtësisë përcaktojnë tarifat referuese të shpërblimit të avokatit, të cilat zbatohen në rastin kur në marrëveshjen me shkrim ndërmjet
    avokatit dhe klientit nuk është parashikuar mënyrë shpërblimi.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje