Page kalimtare

Pershendetje,

Kam punuar 11 muaj ne policine e burgjeve dhe jam larguar per arsye personale … Dua te di nese mund te perfitoje page kalimtare sepse disa miqte e mi me 1 vit pune e kane perfituar ate? Faleminderit,


Qytetari: K. H. Data: 10 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Page kalimtare”

  1. Përshëndetje! Neni 12 i Ligjit NR.10 142, DATË 15.5.2009, “PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS SË REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, TË AGJENCISË SË INTELIGJENCËS DHE SIGURISË SË MBROJTJES. TË POLICISË SË BURGJEVE, TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE TË SHPËTIMIT E TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, në lidhje me shpërblimin e menjëhershëm dhe pagesën kalimtare përcakton:
    “1.Ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm i Forcave të Armatosura, i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i SHISH-it, i/të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxirren në rezervë apo lirim, marrin një shpërblim të menjëhershëm, në masën e dy pagave neto referuese mujore dhe pas këtij fillon trajtimi financiar me pagesë kalimtare.
    2.Pagesë kalimtare jepet kur përfituesi ka jo më pak se 3 muaj shërbim. Pagesa kalimtare llogaritet në masën 50 për qind të pagës neto referuese mujore dhe fillon në muajin e tretë nga data e nxjerrjes në rezervë apo lirim.
    3.Trajtimi financiar me shpërblimin e menjëhershëm dhe me pagesë kalimtare, për të dyja llojet e përfitimeve së bashku, zgjat për aq muaj sa përfituesi ka vjetërsi shërbimi, por jo më shumë se 24 muaj.
    4.Personat e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni nuk përfitojnë shpërblim të menjëhershëm dhe pagesë kalimtare, në rastet kur: a) kryejnë vepra penale ose shkelje, që dënohen me masën disiplinore përjashtim nga Forcat e Armatosura, nga Policia e Shtetit, Garda e Republikës, SHISH-i, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia e Burgjeve; b) largohen me kërkesën e vet për të filluar një veprimtari tjetër ekonomike ose për t’u punësuar në një sektor tjetër; c) dërgohen me një detyrë shtetërore më të lartë ose paralele, me pagë mujore jo më të vogël se paga që merrnin.
    5.Në rastet kur përfituesi punësohet, mund të përfitojë pagesë kalimtare për aq kohë sa është përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, por deri në atë masë, sa paga e re plus pagesën kalimtare të mos e kalojnë pagën neto referuese mujore, në bazë të së cilës është llogaritur pagesa kalimtare.”
    Sa më sipër, vlersoj se pagesa kalimtare përfitohet kur ka mbi 3 muaj shërbim, por nuk e përfitoni nëse largoheni me kërkesën e tuaj për të filluar një veprimtari tjetër ekonomike ose për t’u punësuar në një sektor tjetër. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet