Paga të papaguara

Pershendetje,

Kam punuar në një firmë ndërtimi. Ne 6 vitet e fundit, ndonëse më deklaronin rregullisht në listpagesë tek tatimet dhe më paguanin sigurimet shoqërore, pagën nuk ma paguanin, me justifikimin se kishin ngushtësi financiare. Tani kam dalë në pension dhe kam shkëputur marredhëniet me firmën. Si mund të përfitoj pagat e papaguara? Faleminderit


Qytetari: Z. Z. Data: 11 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga të papaguara”

  1. Pershendetje,

    Ju keni te drejte te kerkoni ne gjykate, detyrimin e ish punedhenesit tuaj qe te paguaje pagat e papaguara, por duke respektuar afatin e parashkrimit te parashikuar ne Kodin e Punes, afat i cili eshte tre vjet. Pra ju nuk kerkoni dot pagat per te gjithe periudhen, por pagat e tre viteve te fundit, duke filluar afati nga marsi 2020, kur jane nderprere afatet e parashkrimit te padive me ane te Aktit Normativ qe rregullon veprimtarine e gjyaktave gjate periudhes se COVID-19. Per pjesen tjeter te pagave ju mund ti kerkoni ne gjykate, por nese pala tjeter e ngre si pretendim afatin e parashkrimit, gjykata eshte e detyruar ta marre parasysh, pasi sic ju thashe eshte i parashikuar ne menyre te shprehur ne Kodin e Punes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet