Paga e luftes

Pershendetje,

Neve nuk na jane dhene pagat e luftes. Pronari thote ngaqe jemi birrari, por ne fakt ne jemi bar restorant.  Kemi 2 vjet qe punojme, por paga e luftes na eshte refuzuar. Cfare duhet te bejme ne kete rast? Faleminderit


Qytetari: M. J. Data: 22 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Paga e luftes”

  1. Pershendetje,

    Nese ju eshte refuzuar kerkesa per ndihme financiare per shkak te mospërputhjes se kodit të aktivitetit me përshkrimin e aktivitetit apo me llojin e veprimtarisë që ju realisht ushtroni, atehere punedhenesi juaj ka detyrimin per perditesimin e te dhenave te aktivitetit qe ushtron.

    Përditësimi dhe saktësimi i të dhënave të mësipërme do të mundësonte trajtimin në mënyrë korrekte të ankeses tuaj, vijimin e procesit të aplikimeve për ndihmën financiare dhe kalimin e pagesave në llogarinë e individëve, të cilët pas verifikimit të të dhënave do të rezultojnë përfitues të ndihmës.

    Me poshte gjeni linkun me njoftimin perkates nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1381/ftese-per-tatimpaguesit-per-perditesim-te-te-dhenave-te-aktiviteteve

    Faleminderit,

  2. Pershendetje

    Nese biznesi ku ju punoni ka qene i lejuar per te ushtruar aktivitetin, atehere ju nuk mund te perfitoni “pagen e luftes” sipas paketes se ndihmes financiare te miratuar ne baze te VKM nr.254, date 27.03.2020.

    Nese konsideroni se kerkesa juaj per perfitimin e ndihmes financiare është refuzuar ne menyre te padrejte, ju bejme me dije se ju keni mundësi të paraqesni kërkesën/ankesën e tuaj duke komunikuar përmes adresës e-mail të Drejtorisë Rajonale. Ankesat e individëve për përfitimin e ndihmës financiare do të priten nga Shërbimi për Tatimpaguesit në Drejtoritë Rajonale Tatimore.

    Gjithashtu, nëpërmjet adresës e-mail denoncime@tatime,gov.al cdo individ i interesuar mund të paraqesë shqetësimin në lidhje me këtë praktikë.

    Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga ana juaj duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin jeni e punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës tuajin, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit.

    Linku me adresat e e-mailit te Drejtorive Rajonale Tatimore ku mund te paraqisni ankesen tuaj: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet