Paga e luftes

Pershendetje!

Si eshte e mundur qe ne fasonerine ku punoj, te miratohet paga e luftes vetem per 25 punetore, po per shumicen akoma jo?


Qytetari: E. S. Data: 20 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e luftes”

  1. Pershendetje,

    Nese Drejtoria e Tatimeve ju ka kthyer pergjigje negative, atehere nuk keni plotesuar kriteret e percaktuara ne vendimin Nr.305, datë 16.4.2020, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE PËR TË PUNËSUARIT AKTUALË DHE PUNONJËSIT E LARGUAR NGA PUNA SI PASOJË E COVID19”. Ne kete rast ju keni te drejten e ankimit ndaj ketej vendimi.

    Nese pergjigjia eshte pozitve dhe ju rezultoni perfitues i paketave te ndihmes financiare, por ende nuk eshte realizuar disbursimi i pagesave ne llogarite tuaja bankare, atehere kjo mund te vije si pasoje: vonesave te mundshme nga Drejtoria e Thesarit, ose ju keni vene ne dispozicion te dhena te gabuara ne lidhje me llogarine tuaj bankare. Ne te dyja rastet duhet te interesoheni prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, ose Drejtorise Rajonale Tatimore, per te marre nje informacion me te sakte.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet