Pershendetje,
Ne rolin e NZ te nje institucioni te qeverisjes se pergjithme kerkojme ndihmen tuaj juridike lidhur me punemarresit qe kane rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 dhe kryejne periudhen e karantimit 14 ditor. Ne nuk kemi arritur te gjejme nje baze ligjore ku te specifikohet menyra e pageses (me raport apo jo). Si duhet te paguhen per kete periudhe dhe cfare dokumenti duhet te paraqesin ne institucion?
Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Në këtë periudhë pandemie aplikohet një raport i veçantë. Ky dokument ndryshe nga raportet e tjera mjekësore, jo vetëm justifikon qëndrimin në karantinë, por të garanton marrjen e plotë të pagës.
Raporti, si për të shëruarit nga koronavirusi ashtu dhe për personat e kontaktit që u kërkohet izolim, lëshohet vetëm nga epidemiologu i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Nëse do të jenë 14 ditë, 21 apo 1 muaj izolim për të infektuarit dhe rastet e kontaktit kjo varet nga ecuria e sëmundjes.
Baza ligjore: Ligji nr. 15, date 10.03.2016 ” Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe semundjeve infektive”, neni 3, pika 19; Urdher Ministri nr. 81, date 10.02.2020 “Per miratimin e protokolleve dhe algoritmeve per parandalimin e semundjes covid-19”; Urdher Ministri nr. 53/2, date 26.02.2020 “Per funksionimin dhe zbatimin e rregullores se karantines”.
Faleminderit