paga e luftes

Jam biznes i vogel me TVSH. Gruan e kam pa pune, shtepiake. Interesohem te di nese une e perfitoj pagen e luftes, po gruaja ime a e perfiton?

Faleminderit,


Qytetari: G. B. Data: 2 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

7 responses to “paga e luftes”

  1. Në rast se jeni në kategorinë e bizneseve të cilët nuk u lejohet të punojnë, atëherë përfitoni nga ndihma ekonomike e vënë në dispozicion nga qeveria. Sipas VKM nr. 254, dt. 27.03.2020 mund te përfitoje edhe gruaja juaj, ne rast se gezon statusin e “punonjesit te papaguar te familjes se personit fizik”.

  2. Pershendetje!
    Per te perfituar nga paketa e ndihmes ekonomike e miratuar nga Keshilli Ministrave, per perballimin e situates ekonomike dhe efekteve qe sjell perhapja e COVID-19, duhet qe biznesi juaj te mos kaloje fashen e 14 milion lek ne vit dhe gjithashtu aktiviteti juaj te jete nderprere ne zbatim te urdhrave te nxjerra nga Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale per kete qellim.
    Nese beni pjese ne kete kategori duhet te aplikoni online prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Bashkeshortja tuaj mund te perfitoje ne rast se gezon statusin e punonjesit te papaguar te familjes se personit fizik tregtar.

  3. Pershendetje,

    Paketa e Ndihmes Ekonomike, miratuar sipas VKM nr. 254, date 27.03.2020 parashikon dhënien e ndihmes financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik/ marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19, sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues:
    a) të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim;
    b) të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin;
    c) të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.

    Nese plotesoni kushtet e mesiperme, atehere ju e perfitoni ndihmen ekonomike ne masen e pages minimale. Nese statusi juaj si tatimpagues eshte “i vetëpunësuar me pjesetar të papaguar të familjes”, atehere edhe bashkeshortja juaj eshte subjekt perfitues i ndihmes financiare.

    Afati i fundit per te aplikuar prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve nepermjet deklarimit elektronik e-filling eshte data 10 Prill.

  4. Fillimisht duhet te verifikoni nese biznesi juaj ben pjese ne listen e bizneseve qe jane mbyllur per arsyen e Virusit Covid 19, dhe nese ben pjese ne ate liste atehere perfitoni sipas vendimit te qeverise pagen minimale, njekohesiht gjykoj se edhe bashkeshortja perfiton te drejten e punonjesit te papaguar te familjes tuaj.

  5. Pershendetje
    Per te pare nese keni te drejte te perfitoni pagen e luftes , duhet te kontrolloni nese aktiviteti juaj eshte mbyllur per shkak te Covid -19. Nese po, atehere ju e perfitoni kete page dhe VKM parashikon te drejten e punonjesit te papaguar te familjes per te perfituar.
    Per te aplikuar afati i fundit eshte data 10 prill.

  6. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    1

    Pershendetje

    Ne kuader te masave te ndermarra nga Qeveria per te ndihmuar bizneset e vogla te cilat perfitojne ndihme ekonomike ose e ashtuquajtura ”paga e luftes” ju ne fillim duhet te verifikoni ne listen e bizneseve nese aktiviteti juaj ben pjese ne kete kategori. Duhet te mbani parasysh qe xhiroja e aktivitetit nuk duhet te tejkaloje 14 milionë lekë qarkullim vjetor.

    Nga 1 prilli, subjektet, që plotësojnë kriteret, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve Pasi formulari plotësohet, secili subjekt e ngarkon atë tek rubrika “Çështjet e mia”.
    Persa i perket bashkeshortes, VKM parashikon te drejten e punonjesit te papaguar te familjes per te perfituar.
    Afati i fundit per te aplikuar eshte data 10 prill.
    Faleminderit

  7. Pershendetje. Per te pare nese keni te drejte te perfitoni pagen, si rezultat i politikave ndihmese per shkak te COVID-19, duhet te kontrolloni listen e veprimtarive te mbyllura. Nese biznesi juaj ben pjese tek veprimtarite qe jane mbyllur gjate kesaj periudhe, atehere ju keni te drejte te aplikoni per kete page. Lidhur me gruan, VKM parashikon te drejten e punonjesit te papaguar te familjes per te perfituar. Beni kujdes, pasi afati i aplikimit eshte deri ne daten 10 Prill.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet