Paga e Luftes – Virusi dhe jo vetem

Pershendetje

Desha t’ju paraqes nje problem tim tek nje pune qe punoja deri tani se fundmi. Punoja part-time prane nje hoteli d.m.th 8-9 here ne muaj. Gjate pandemise pronarja vendosi qe puna te vazhdonte. Ne si staf  vazhdonim te shkonim ne pune edhe pse ishte me rrezik.

Nga ligji qe doli per te perfituar 3 paga me nga 26000 leke ose 1 me 40000 pronarja na beri aplikimin per page lufte. Pas 2 muajsh, na doli paga e luftes 40000 mije leke ne banke. Une kisha leket e muajit maj, si dhe po punoja gjate qershorit deri ne fund te muajit.

Pronarja vendosi qe leket e rroges qe duhet te merrnim per muajt maj e qershor t’i llogarise tek kjo ndihma financiare 40.000 lekshi qe na dha shteti.

Dmth une sipas asaj duhet te punoja derisa te plotesoja ato leke me qellim qe leket e shtetit ti llogariste sikur mi dha ajo.

Pyetjet jane: A eshte kjo e drejte ?

Si dhe nese jo, cfare procedure duhet te ndjek une qe ta denoncoj si rast pasi mua me ka mbajtur 19.000 leke? Une kam dale ne pune dhe kam punuar.

Ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj.

Ju faleminderit


Qytetari: A. P. Data: 13 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e Luftes – Virusi dhe jo vetem”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne fakt Akti Normativ qe percaktoi ndihmen financiare dhe kushtet per dhenien e saj, nuk e percaktoi qartesisht nese do te paguhej edhe paga e punonjesve krahas ndihmes financiare te dhene nga shteti, duke krijuar shume konfuzion. Megjithate, duke u nisur nga disa fakte te rendesishme: kjo pagese e quajtur “page lufte”, ne fakt ishte ndihme financiare, e miratuar sipas ligjit per ndihmen shteterore; kjo pagese i adresohej drejtperdrejte punemarresve; kete pagese e perfituan edhe disa kategori punemarresish te cilet u larguan nga puna; dhe cfare eshte me e rendesishme, nese punemarresi largohej nga puna dhe ndihma financiare e marre do te zbritej nga pagesa e papunesise (asistenca) qe ky punemarres do te merrte nga shteti. Te gjitha keto vecori vertetojne se ky perfitim ishte nje ndihme nga shteti per punemarresit. Ne keto kushte, punedhenesi juaj nuk ka te drejte qe t’ju mbaje pagesen. Ju pasi t’i beni nje kerkese me shkrim, nese pergjigjia e tij nuk eshte pozitive, atehere mund t’i drejtoheni Drejtorise Rajonale Tatimore dhe/ose Inspektoriatit te Punes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet