Paga e luftes per te punesuarit ne call center

Pershendetje,

Prej muajsh kam punuar ne nje call center marketingu.  Per shkak te covid-19 puna ime afer zyrave u pezullua qe me dt. 12 mars. Na bene nje sondazh duke na pyetur per lidhje interneti dhe kompjuteri ne shtepi. Duke qene se une nuk disponoja nje kompjuter me pezulluan nga puna.  Madje as nuk me njoftuan qe per te tjeret puna do vazhdonte nga shtepia. Nje pjese te pages une e merrja ne banke dhe nje pjese ne dore. Edhe siguracionet mi mbanin nga rroga.  Doja te dija nese mund ta perfitoj pagen 40.000 leke? Nese po, si mund te aplikoj per kete ndihme financiare? Ju lutem nje pergjigje,

Faleminderit


Qytetari: G. P. Data: 20 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e luftes per te punesuarit ne call center”

  1. Pershendetje,
    Paketa e dyte financiare, parashikon ndihmen prej 40.000 leke per punonjesit e larguar pas hyrjes ne fuqi te Urdherave te Ministrit te Shendetesise dhe Puneve Sociale, deri ne 10 prill, pavaresisht nese aktiviteti i punedhenesit ka vijuar apo jo. Pra duke qene se ju jeni larguar nga puna ne date 12 mars, ju keni te drejte te perfitoni. Kini kujdes qe te verifikoni daten e largimit nga sigurimet shoqerore, duhet te jete midis 10 marsit dhe 10 prillit. Aplikimi behet nga ish punedhenesi juaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet