Paga e luftes per punjonjesit e fasonerise

Pershendetje,

Kam nusen e cila ka punuar në një fasoneri në Fushe-Kruje. Që nga dita, kur me urdhër të qeverisë u bë izolimi i të gjithe shqiptareve, me dt. 10 apo 11 mars nuk eshte paraqitur ne pune për të ruajtur veten dhe familjen. Nusja ka punuar e regjistruar (me sigurime). Doja te dija nese mund ta perfitoje pagen e luftes? Nese po, si duhet te aplikojme?

Faleminderit


Qytetari: A. U. Data: 28 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e luftes per punjonjesit e fasonerise”

  1. Pershendetje,

    Ne paketen e ndihmes financiare nr. 2 (miratuar me VKM nr.305 datë 16.04.2020) jane percaktuar disa kategori punonjesish qe perfitojne ndihmen ne masen 40.000 leke:
    -Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS. Keta punonjes duhet te kene qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS.
    -Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020.
    -Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS. Keta punonjes duhet te kene qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS.

    Ju sugjeroj qe te komunikoni me ish-punedhenesin e nuses ne lidhje me: 1) sesi e intepreton shkakun e mosparaqitjes ne pune te nuses suaj ne raport me kerkesen per perfitimin e ndihmes nga shteti 2) te verifikohet data e largimit nga puna sipas listepagesave ne sigurime dhe 3) ne rast se konstatoni se plotesohen kushtet e perfitimit te ndihmesm atehere eshte ish-punedhenesi qe ka te drejte te aplikoje per llogari te te gjithe punonjesve.

    Nese nuk ju jepet mundesia per te aplikuar, si individ mund te dergoni nje ankese në adresën e dedikuar të emailit: efiling.info@tatime.gov.al, sipas udhezimeve dhe formatit nr 2 qe i gjeni ne linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Per nje informacion me te detajuar mbi kushtet e perfitimit te paketes nr.2 mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet