Paga e Luftes per Bizneset e Medha

Pershendetje,

Motra ime punon te kompani “….” sh.p.k , qe perfshihet tek bizneset e medha me mbi 14 milione xhiro vjetore. Puna eshte pezulluar qe me date 6 mars dhe qe ate dite nuk ka shkuar me ne pune. Para nje jave, para se te dilte paketa nr 2 i vjen sms nga administratorja me dy opsione :
1) Moszgjidhja e kontrates dhe te paguhen sigurimet me pagen min prej 26000 (theksoj vetem sigurimet;
2)Zgjidhja e kontrates;
Motra zgjodhi opsionin e pare dhe pranoi qe te mos prishte kontraten e te paguheshin vetem sigurimet, pa page. Me pas kur doli paketa e dyte, pame qe perfshiheshin dhe bizneset e medha ne pagen e luftes.
Nderkohe kur pyet administratorin e kompanise thote qe nuk perfiton as kompania, as motra se ben pjese ne listepagese ngaqe i paguhen sigurimet.  Nga ana tjeter as nuk ka aplikuar tek tatimet per te marre verifikimin nqs perfiton si kompani apo jo. Motra nuk merr asnje cent page mujore.

Ju lutem mund te me ndihmoni me nje pergjigje nqs sipas VKM e perfiton apo jo pagen e luftes ?
Faleminderit paraprakisht!


Qytetari: E. B. Data: 26 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e Luftes per Bizneset e Medha”

  1. Pershendetje,

    Nese aktiviteti i subjektit ku punon motra juaj ka qene i mbyllur, ne zbatim te Urdhrit/ave të MSHMS (sipas listes se miratuar nga autoritetet mbi aktivitetet e lejuara dhe te mbyllura), atehere motra juaj mund te perfitoje ndihme financiare ne masen 40.000 leke, sipas paketes nr. 2, miratuar me VKM nr. 305, date 16.04.2020.
    Nese subjekti (biznesi) ka qene i lejuar te ushtroje aktivitetin e tij dhe motra juaj nuk eshte pezulluar/larguar per shkak te situates (sic rezulton edhe nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj), atehere nuk perfiton nga paketat e ndihmes financiare.

    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete, kriteret dhe menyren e aplikimit mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet