Paga e luftes – kam punuar ne agjensi turistike

Pershendetje,

Kam punuar ne nje agjensi turistike deri ne Mars. Ne daten 10 Mars puna u mbyll dhe ne prill ne moren pagen minimale. Ndersa prisnim per pagen 40.000 lek te qeverise, ekonomistja na tha qe se marrim dot per arsye teknike (na kishin hequr nga puna ne 5 ose 7 prill) dhe nuk merrej dot paga dhe pse ne nuk kemi qene ne pune qe prej 10 marsit. U ankova tek efiling.info@tatime.gov.al me thane do me kthenin pergjigje, por nuk me kthyen. Punes ja kane refuzuar pagen per ne (me ate qe me tha puna).  Cfare mund te bej, sepse degjoj cdo dite qe qeveria thote do e merrni te gjithe dhe kendej nuk po shoh asgje?

Faleminderit


Qytetari: A. C. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e luftes – kam punuar ne agjensi turistike”

  1. Pershendetje,

    Ju informojme se sipas paketes se zgjeruar te ndihmes financiare (VKM 305/2020 e ndryshuar) janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.
    Kujdes: Aplikimet nga subjektet për Paketën e zgjeruar të ndihmës financiare do të pranohen deri në datë 5 qershor 2020.

    Per informacion me te detajuar mbi menyren e aplikimit lutem konsultohuni me linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet