Paga e luftes – Covid19

Pershendetje,

Une qe jam me sigurime, pse nuk perfitoje page lufte? Dua te di nese mund te perfitoje une nga paketat e ndihmes financiare? Faleminderit


Qytetari: X. H. Data: 3 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Paga e luftes – Covid19”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Ju bejme me dije se ju mund te perfitoni ndihme financiare nga nje prej paketave te miratuara nga qeveria, kjo ne varesi te specifikave te biznesit ku punoni.

    Ne lidhje me paketen e ndihmes financiare nr. 1, administrata tatimore ka identifikuar tatimpaguesit qe mund ta perfitojne ate, nga lista e atyre te cilet per arsye te ndryshme nuk kane mundur te aplikojne per “pagen e luftes”. Ne lidhje me kete kategori tatimpaguesish eshte deklaruar se do të lajmerohen nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie si dhe dorëzimin e formularit “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.
    Nese keni marre nje njoftim te tille (llogaria e biznesit ku punoni) ose nese vleresoni se mund te jeni perfitues sipas kesaj pakete, por per arsye te ndryshme nuk keni arritur të aplikoni për përfitimin e kesaj ndihme financiare, jeni te lutur te aplikoni deri në datë 05.05.2020.

    Per me shume detaje ne lidhje me kriteret e perfitimit sipas paketes nr.1, gjeni ne linkun ne vijim: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1284/njoftim-per-kriteret-dhe-menyren-e-aplikimit-per-perfitimin-e-pages
    Per me shume detaje konsultohuni me njoftimin perkates te adminitrates tatimore ne linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1386/rihapen-aplikimet-per-ndihmen-financiare-te-paketes-nr1-sipas-vkm-nr254-date-27032020

    Nese punoni ne nje biznes te madh (me te ardhura vjetore mbi 14 milione leke) dhe aktiviteti i ketij biznesi ka qene i mbyllur ne zbatim te urdhrave te MSHMS; ose nese punoni ne nje biznes me te ardhura vjetore nen 14 milione leke, aktiviteti i te cilit ka qene i lejuar te ushtrohet gjate periudhes se Covid-19; si dhe nuk beni pjese ne kategorite qe perjashtohen nga perfitimi i ndihmes financiare, Ju mund te jeni subjekt perfitues i ndihmes financiare ne masen 40.000 leke, sipas paketes se ndihmes financiare nr. 2, te miratuar me VKM nr. 305, dt. 16.04.2020.

    Per informacion me te detajuar lidhur me kategorite perfituese, kategorite qe perjashteohen nga perfitimi si dhe menyren e aplikimit mund t’i gjeni ne linkun me poshte:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

  2. Pershendetje,

    Ju informojme se jane rihapur aplikimet për ndihmën financiare sipas Paketës Nr.1, miratuar me “VKM Nr.254 datë 27.03.2020”, aplikimet do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.
    Per informacion me te detajuar, mund te klikoni linkun:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1386/rihapen-aplikimet-per-ndihmen-financiare-te-paketes-nr1-sipas-vkm-nr254-date-27032020

    Perfitues sipas Paketes se Ndihmes financiare nr. 2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020) jane kategorite e meposhtme:
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    – Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    – Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete, mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet