Paga e luftes COVID-19

Pershendetje,

Jam e vetpunesuar , i kam paguar sigurimet shoqerore dhe shendetsore deri ne qershor te 2020, jam me semundje kronike dhe nuk mundem te punoj me, se kam shume dhimbje.  Une jetoje e vetme.  Me 24 mars kam patur daten per te bere nje rezonance dhe nuk e kam bere dot per shkak te karantines.  Gjendja ime shendetsore po perkeqesohet dita dites edhe me shume. Interesohem te di nese mund ta perfitoje une pagen e luftes apo jo? Me respekte,


Qytetari: X. S. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e luftes COVID-19”

  1. Pershendetje,

    Nisur nga situata juaj shendetesore dhe familjare, ju bejme me dije se ju mund te perfitoni sherbimin e asistences ne banese nga ana e strukturave shteterore, në kushtet e epidemisë të shkaktuar nga COVID-19. Ne faqen zyrtare te bashkise ku banoni, jane vene ne dispozicion numrat e kontaktit, ku mund te komunikoni per te adresuar cdo lloj shqetesimi apo nevoje qe mund te keni.

    Ne lidhje me pagen e luften, të gjithë tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Administrata Tatimore si përfitues të Paketës nr.1, “VKM nr.254 datë 27.03.2020” të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për ndihmën financiare, do të njoftohen nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie si dhe dorëzimin e formularit “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.
    Nese keni marre nje njoftim te tille, jeni te lutur te aplikoni deri në datë 05.05.2020. Per me shume detaje konsultohuni me njoftimin perkates te adminitrates tatimore ne linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1386/rihapen-aplikimet-per-ndihmen-financiare-te-paketes-nr1-sipas-vkm-nr254-date-27032020

    Nese aktiviteti juaj ka qene i lejuar te ushtrohet gjate periudhes se pandemise dhe nuk beni pjese ne kategorite qe perjashtohen nga perfitimi, ju mund te perfitoni per perfitimin e ndihmes financiare ne masen 40.000 leke, sipas paketes se ndihmes financiare nr. 2, te miratuar me VKM nr. 305, dt. 16.04.2020. Aplikimet per perfitimin e kesaj ndihme vijojne te jene te hapura.
    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete, kategorte perfituese, kategorite qe perjashteohe nga perfitimi sipas kesaj pakete, si dhe menyren e aplikimit mund t’i gjeni ne linkun me poshte:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet