Paga e luftes

Pershendetje! Ju kam shkruar edhe me pare. Jam nje mesuese pensioniste dhe punoj ne nje shkolle private ne Elbasan. Me kane kaluar dy paga lufte perkatesisht muaji mars dhe prill. Administratorja e shkolles me ka thene qe do me jape diferencen e mbetur. A eshte normale kjo pasi ajo ia ka marre pagesen e plote nxenesve dhe une kam bere mesim online me nxenesit. A mund te me sqaroni pak me shume per pagen e luftes dhe a me takon ajo dhe rroga? Faleminderit!


Qytetari: H. R. Data: 23 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Paga e luftes”

  1. Pershendetje. Paga e luftes ju jepet si ndihme nga shteti dhe punedhenesi juaj nuk ka as te drejta dhe as detyrime lidhur me kete gje, me perjashtim te aplikimit. Nderkohe qe nese keni punuar, qofte edhe online, ju takon te merrni pagen perkatese nga ana e punedhenesit tuaj. Nuk mund te zbritet paga e luftes nga paga qe ju takon nga ana e punedhenesit, jane dy burime te ndryshme dhe nga pikepamja financiare.

  2. Pershendetje! Ndihma financiare (paga e luftes) perfitohet ne rastet kur nuk eshte mundesia e dhenies se pages nga ana e punedhenesit. Sa ju keni sipercituar, ne rast se punedhensi ka marre pagesen e nxenesve si ne situate normale, nuk duhet te kishte aplikuar per pagen e luftes. Pavaresisht kesaj, njehere qe Punedhenesi ka aplikuar dhe ju keni perfituar pagt e luftes, ato jane teresisht te palidhura me pagen qe punedhenesi ju detyrohet juve per punen e kryer. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet