Afatet e trajtimit te aplikimeve per page lufte

Pershendetje,

Une jam nje vajze qe punoj ne promocionet e telebingos dhe kompania ime na ka marre te dhenat dhe ka aplikuar per pagen e luftes.  Pse nuk kemi marre pergjigje, nderkohe qe une kam muaj e siguruar aty? Pse nuk na eshte miratuar akoma paga? Faleminderit


Qytetari: l. s. Data: 9 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Afatet e trajtimit te aplikimeve per page lufte”

  1. Pershendetje !
    Sipas paketes se Ndihmes financiare nr. 2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020) perfituese jane kategorite e meposhtme:
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    – Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    – Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Punedhenesi juaj eshte personi pergjgjes per aplikimin per te perfituar nga kjo pakete, ju duhet te kontaktonin me punedhenesit tuaj ose sektorin e finances per te konfirmuar nese jeni perfituese ose jo.
    Nese akoma nuk keni nje pergjigje, mbetet vetem te prisni per konfirmimin ose jo te pages se luftes.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet