Paga e Luftes

Pershendetje,
Nese ankimi ne organin kompetent per mosperfitimin e pages se luftes eshte derguar perpara afatit 5 Maj, a mund te perfitohet kjo page edhe pse afati ka kaluar? Ju faleminderit!


Qytetari: E. P. Data: 9 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e Luftes”

  1. Pershendetje

    Afati per aplikime per perfitimin e pages se luftes sipas paketes se ndihmes financiare nr. 1 (VKM nr. 254 datë 27.03.2020) ka qene deri me dt 18.04.2020. Ne lidhje me refuzimet e kerkesave te bera deri me date 18 prill, afati per te paraqitur ankimet perkatese ka qene deri me dt 29.04.2020.
    Ne vijim afatet per aplikim per perfitimin e ndihmes sipas kesaj pakete u rihapen deri me dt 05.05.2020.

    Nese ju keni bere ankim sipas afateve te publikuara ne web-in zyrtar te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve (konkretisht brenda dates 29.04.2020), mbetet qe te prisni shqyrtimin dhe trajtimin e ankeses suaj nga ana a administrates tatimore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet