Paga e luftes

Pershendetje,

Uroj te jeni mire! Une punoj ne nje biznes te vogel kozmetike. Me ka kaluar ne llogari paga prej 26,000 lekesh, por punedhenesi me ka hequr nga siguracioni per muajin prill, me arsyen se nuk kam perse te paguaj siguracion gjate kohes qe je ne shtepi. Pyetja ime eshte nese i takon te me heqe nga siguracioni? Dhe se dyti, tani qe me ka kaluar paga e muajit mars dhe nderkohe ne prill me ka hequr nga siguracioni, a e perfitoj une më pagen e luftes? Faleminderit


Qytetari: D. S. Data: 8 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e luftes”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,
    Ne VKM Nr.254, datë 27.3.2020, ne piken 4 te saj eshte parashikuar dhe kushtet qe subjekti tatimpagues duhet te plotësoje per te përfituar nga paketa e ndihmes financiare 1 – të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim …
    Qellimi i nxjerrjes se paketave financiare te miratuara si rezultat i kushteve te pandemise eshte per t’u ardhur ne ndihme bizneseve (dhe punonjësve te tyre), te cilat ne kete rast (mqs flasim per paketen 1), kane mbyllur aktivitetet dhe jane detyruar qe te largojne punonjësit nga puna per shkak se nuk kane likuiditet.
    Kjo pagese qe keni përfituar vjen ne formen e ndihmes financiare dhe jo te pages se mirefillte te punes, per rrjedhoje nuk i nënshtrohet asnjë lloj tatimi, e ne kete kuptim gjykoj se as kontributet shoqerore dhe shendetesore. Per sa kohe ju nuk punoni, gjykoj se punedhenesi nuk do te mund te kaloje pagesen per sigurimet shoqerore dhe shendetesore.
    Ne lidhje me pyetjen e dyte, ju jeni subjekt i cili keni përfituar nga paketa e pare e ndihmes financiare, duke përfituar pagesen prej 26.000 lek dhe nuk mund te perfitoni nje pagese tjeter.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet