Informacion mbi pagen e luftes

Lutem me jepni nje informacion mbi kriteret dhe menyren e aplikimit per pagen e luftes? Faleminderit,


Qytetari: A. A. Data: 19 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Informacion mbi pagen e luftes”

  1. Pershendetje

    Ju informojme se afati per te aplikuar per pagen e luftes sipas paketes se ndihmes financiare Nr.1 ka perfunduar me date 18 prill 2020.

    Ne lidhje me paketen e Ndihmes financiare nr. 2 (VKM nr. 305, date 16.04.2020) perfitues jane kategorite e meposhtme:
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    – Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    – Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    – Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Nese plotesoni kriteret e mesiperme, ju mund te aplikoni duke filluar nga data 21 Prill e në vijim.

    Per informacion me te detajuar mbi kete pakete, mund te klikoni linkun: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet