Paga e luftes

Si mund te perfitoj pagen e luftes, pasi punedhenesi im refuzon te me paguaje? Kam punuar per tre muaj per te e pasiguruar dhe tani me ka pushuar. Faleminderit,


Qytetari: K. M. Data: 6 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Paga e luftes”

  1. Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se kolegut, ju bejme me dije se afatet per aplikim per pagen e luftes kane perfunduar me dt 5 qershor 2020. Sipas vendimeve te KM per pagen e luftes, nuk parashikohej dhenia e ndihmes financiare ndaj personave qe kane punuar ne te zeze (te pa siguruar).
    Faleminderit

  2. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Nese punedhenesi juaj nuk ka paguar sigurimet shoqerore per ju gjate gjithe periudhes se marredhenies se punes qe keni pasur prane tij, atehere ju lind e drejta te ndiqni ne rruge gjyqesore ceshtjen dhe t’i kerkoni ish punedhenesit tuaj, detyrimin e pageses se kontributeve shendetesore dhe shoqerore.
    Juve do t’ju duhet te provoni para gjykates qe keni qene ne marredhenie pune: pagesa ne banke; mandat pagesash te pages; kontrata pune si dhe cdo prove tjeter qe mund te keni dhe qe provon qe ju keni punuar ne ate vend. Gjithashtu, keni te drejte te beni dhe nje ankim prane Inspektoriatit te Punes, per mosrespektim te Kodit te Punes nga ana e ish-punedhenesit tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet