Paga e luftes

Nga data 12 mars deri në 12 prill nuk na kanë marrë në punë. Në punë na kanë marrë në datën 12 dhe 13 prill. Nga data 13 prill e në vazhdim nuk më kanë marrë në punë.  Në datën 31 maj subjekti X më ka pezulluar nga puna. E përfitoj unë pagën e luftës?


Qytetari: M. C. Data: 1 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e luftes”

  1. Pershendetje,

    Sipas paketes se zgjeruar ekonomike (VKM Nr. 423, datë 28.5.2020) perfitues se ndihmes financiare ne masen 40.000 leke jane ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.

    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Ju mund te konsultoheni me listen ne linkun e meposhtem:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet