Paga e luftes

Vajza ime sa filloi pune ne shkurt dhe ne mars u pushua nga puna per shkak se restoranti ku punonte u mbyll. A i takon paga e luftes dhe cfare dokumentash mund te beje per ta perfituar.


Qytetari: x. m. Data: 30 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e luftes”

  1. Pershendetje,

    Konkretisht, VKM 305, date 16.04. 2020 (e ndryshuar) parashikon dhenien e ndihmes financiare ne masen 40.000 leke, nder te tjera, edhe per te ish punesuarit ne subjekte qe jane lejuar te kryejne aktivitet ose jane mbyllur sipas urdhrave te Ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, te cilet jane larguar nga puna nga data 01.03.2020 deri me 17.05.2020.

    Vemendje: Aplikimi per pagen e luftes duhet ta beje punedhenesi i vajzes deri me date 5 qershor 2020.
    Ne rastin kur subjektet nuk aplikojne per perfitimin e ndihmes financiare per te punsuarit apo ish te punesuarit e tyre, ndihma financiare do te jepet pas miratimit nga administrate tatimore bazuar ne te dhenat qe zoteron ajo dhe ne te dhenat qe te punesuarit apo te ish punesuarit do te dorezojne prane saj.
    Te dhenat e meposhtme:
    I. Te dhenat e subjektit tatimpagues;
    II. Te dhenat identifikuese te perfituesit;
    III. Banka dhe numri i llogarise bankare te perfituesit, duhet te dorezohen deri me date 05.06.2020.
    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet