Paga e luftes

A ka lidhje paga e luftes me punen…sepse pronari im me tha qe nuk do te paguaj nese punon sepse ke marre pagen e luftes…edhe nese iken nga puna do te duhet te me kthesh leket e pages se luftes? Faleminderit


Qytetari: A. S. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Paga e luftes”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Paga e luftes dhe pagesa e perfituar nga puna e kryer jane dy burime financiare te ndryshe. Nese ju kryeni nje pune te caktuar ne perputhje me kushtet dhe termat e rene dakord ju duhet te paguheni per kete. Perndryshe keni te drejten dhe ti drejtoheni Inspektoriatit te Punes.
    Paga e luftes eshte nje pagese e ardhur ne ndihme te punonjesve te subjekteve tatimpaguese (bizneseve) te cilat e kane patur te pamundur te paguajne punonjesit e tyre per arsye mos patjes likuiditet, si pasoje e situates se pandemise.
    Pagesa e luftes eshte nje pagese qe kryhet drejperdrejt nga Drejtoria e Pergjithsme e Thesarit ne llogarine tuaj bankare dhe ju takon juve. Askush nuk ka te drejte te ngreje pretendime mbi te.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet