Padia Penale-Kallzimi Penal

Pershendetje, per ceshtje te natyres penale, duhet depozituar kallezim penal ne prokurori apo edhe mund te depozitoj ne formen e padise ne gjykate? Ca kriteresh ka? Faleminderit


Qytetari: S. D. Data: 7 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Padia Penale-Kallzimi Penal”

  1. Pershendetje,

    Ne baze te nenit 283 te K. Procedures Penale “Cdo person qe ka marre dijeni per nje veper penale qe ndiqet kryesisht duhet ta kallezoje ate. Kallezimi i paraqitet prokurorit ose nje oficeri te policise gjyqesore me goje ose me shkrim, personalisht ose nepermjet perfaqesuesit”.

    Sipas nenit 284 te K. Procedures Penale “Për veprat penale të parashikuara nga nenet 84, 89, 102 paragrafi i parë, 105, 106, 130, 148, 149, 243, 254, 264, 275, 290 paragrafi i parë dhe 318 të Kodit Penal, ndjekja penale mund të fillojë vetëm me ankimin e viktimës, i cili mund ta tërheqë atë në çdo fazë të procedimit. 2. Ankimi bëhet nga viktima te prokurori ose në policinë gjyqësore me anën e një deklarate, në të cilën personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të posaçëm, shfaqet vullneti që të procedohet në lidhje me një fakt të parashikuar nga ligji si vepër penale”.

    Per rastet e parashikuara nga neni 59, ankimi behet ne gjykate nga i demtuari akuzues. Ne nenin 59 te K.Procedures Penale parashikohet se: “Ai që është dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119,119/b, 120, 121, 122, 43 125, 127, dhe 254 të Kodit Penal ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Prokurori merr pjesë në gjykimin e këtyre çështjeve dhe, sipas rastit, kërkon dënimin e të pandehurit ose pafajësinë e tij”.

    Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se koleges, per rastet e veprave penale te parashikuara nga neni 59 i K. Proc. Penale, ju mund t’i drejtoheni direkt me padi penale gjykates.

    Ne rast se jeni demtuar nga nje tjeter veper penale (te tjera nga ato te parashikuara ne nenin 59), Ju mund te paraqisni kallezim penal ne Prokurori dhe padi civile (shperblim demi) ne Gjykate ne te njejten kohe.
    Por ne baze te nenit 297 te K. Pr. Civile, Gjykata mund te vendose pezullimin e gjykimit civil deri ne zgjidhjen e çeshtjes penale. Pezullimi i gjykimit civil eshte vendim-marrje e gjykates ne varesi te vleresimit te provave. (pasi demi civil i pretenduar mund te mos varet nga fakti penal)

    Pasi te keni bere kallzim penal ne prokurori dhe ceshtja te shkoje ne gjykate, ne baze te nenit 61 te K.Proc. Penale, ju (qe mund te keni pesuar dem nga vepra penale) mund te ngreni padi civile në procesin penal kundër të pandehurit ose të paditurit civil, për të kërkuar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit.

    Sa me siper, Ju rekomandoj se ne rast se ju e çmoni se jeni perpara nje vepre penale te beni kallezim penal ne prokurori. Ne lidhje me padine civile (shperblim demi) mund ta paraqisni njekohesisht me depozitimin e kallzimit penal ne prokurori ose mund te prisni kur ceshtja penale te shkoje ne gjykate.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet