Padia

Pershendetje,

Sa dite duhet qe te regjistrohet ne gjykate nje kerkese padi nga dita e depozitimit te saj? Pas sa ditesh caktohet seanca gjyqesore? Faleminderit,


Qytetari: m. s. Data: 11 February , 2021, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Padia”

  1. Pershendetje. Ne momentin e depozitimit ne gjykate, padia automatikisht, regjistrohet dhe i nenshtrohet shortit elektronik per t’u caktuar gjyqtari qe do e marre ceshtjen ne shqyrtim. Per daten e seances gjyqesore nuk ka rregulla se pas sa ditesh caktohet, pasi gjykata duhet fillimisht t’i njoftoje pales se paditur kerkese padine dhe gjithe provat, duke i dhene edhe nje afat per te paraqitur deklaraten e mbrojtjes dhe provat e tyre. Ky afat nuk eshte me shume se 30 dite. Pas depozitimit te deklarates se mbrojtjes, kjo i vihet ne dispozicion paditesit, duke i dhene nje afat kohor per t’u njohur me deklaraten dhe provat perkatese, nese kane te tilla. Vetem pasi te kryhen keto veprime, gjykata cakton daten e seances gjyqesore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet