Padi per zgjidhje martese – shpenzimet e procesit

Pershendetje,

Dua te ngre nje padi per zgjidhje martese. Une dhe tashme “ish nusja” ime kemi 6-7 muaj qe nuk jetojme me bashke dhe kemi edhe nje djale rreth 7 vjec. Dua te hap nje ceshtje gjyqesore, pasi martesa jone ka vite qe nuk funksionon me e sic thash, kemi disa muaj qe as nuk jetojme me bashke. Pra, martesa e ka humbur rolin dhe sensin e saj. Mirepo ajo qe me ka stepur eshte se nuk e di se sa do me shkojne kostot e padise sime. Pra padia, psikologu, dhe se sa do me caktohet mua paga ushqimore per djalin tim (me te cilin nuk ndahem kurre dhe jam shume i gatshem t’i pergjigjem) pra, ceshtja ne teresi, pa pasur une nje avokat ne anen time. Ju lutem nese me jepni nje pasqyre te thjeshte… ju falenderoj praprakisht!

Pune te mbare!


Qytetari: A. C. Data: 18 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Padi per zgjidhje martese – shpenzimet e procesit”

  1. 1

    Pershndetje,

    Mund te perdorni dy menyra per zgjidhjen e marteses:
    1. Nepermjet kerkesepadise, e cila depozitohet ne gjykaten e vendbanimit Tuaj te perbashket ose ne gjykaten e vendbanimit e te paditurit. Ne mungese te percaktimit te kriterit te mesiperm mund te depozitohet ne gjykaten e vendbanimit te paditesit. Ne kete rast kostot jane:
    a. Tarifa e kerkese-padise, se bashku me njoftimet: 3400 leke (te reja);
    b. Shperblimi per perfaqesuesit Tuaj, nese do te zgjidhni nje avokat mbrojtes;
    c. Shperblimi per psikologun.
    Persa i perket vleres qe duhet te paguani per avokatin ose per psikologun nuk mund te themi nje vlere fikse, pasi keto jane profesione te lira dhe masa e shperblimit percaktohet me marreveshje midis paleve.

    2. Nepermjet zgjidhjes se marteses me marreveshje. Marreveshja realizohet para noterit dhe me pas i drejtohesh me kerkese gjykates per miratimin e saj. Kostot ne kete rast jane:
    a. Marreveshja noteriale;
    b. Kerkesa para gjykates, 200 leke (te reja).

    Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykata mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin. Shuma për detyrimin ushqimor nuk është përcaktuar fikse, por është lënë në vlerësimin e gjykatës, duke patur parasysh nevojat e ndryshme të njerëzve.

    Nderkohe, ju bejme me dije se nese ju beni pjese ne kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose jeni ne kushte pamundesie ekonomike, sipas neneve 11 ose 12 te Ligjit 111/2017, ju gezoni te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet