Pershendetje,
Unë jam nga Kosova. Deshta të kërkojë ndihmën tuaj në lidhje me Gjykaten e Strasburgut. Avokatet nga Shqipëria a kanë të drejtë përfaqësimi ne Gjykaten e Strasburgut te ndonjë pale nga vendet e Ballkanit, konkretisht Kosovës?
Gjithashtu, a duhet qe të gjitha dokumentet të përkthehen nga shqipja në gjuhën frenge në rast të dërgeses se ndonjë padie, dhe a ashtë e nevojshme Kaucioni nëqoftëse ndonjë nga palët dergon padi në këtë Gjykatë?
Pasi jem e interesume të dorëzoj një padi, por nuk kam njohuri rreth këtyre e procedurave gjyqësore në këtë Gjykatë. Me kishit ndihmu në qoftë se dikush me udhëzuar sado pak. Faleminderit për mirëkuptim!
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Te gjithe informacionin e nevojshem mbi menyren sesi te pergatisni nje ankese te vlefshme ne GJEDNJ; si t’i drejtoheni gjykates dhe dokumentet e nevojshme per t’u dorezuar, etj mund t’i gjeni prane webit te Gjykates Europiane te Drejtave te Njeriut, sipas linkut me poshte: https://www.echr.coe.int/Pages/home.aspx?p=applicants/alb&c=
Faleminderit