Përshëndetje!
Kam nis një padi divorci, por germën e fundit të mbiemrit e kam shkruar gabim nga ‘ a’ në ‘s’ka. Doja të dija tani që kemi seancën e parë, duhet të bëj ndonjë shkresë korrigjimi bazuar në ndonjë nën apo thjesht ja them gojarisht gjykatës dhe duke e verifikuar të karta nuk do të ketë probleme?
Faleminderit dhe punë të mbarë!
One Response
Pershendetje,
Mbeshtetur ne nenin 154/a te kodit te procedures civile, kur kërkesëpadia konstatohet nga gjyqtari me te meta, gjyqtari i vetëm ia kthen paditësit në kohën e paraqitjes së saj
ose ai njoftohet me shkrim për plotësimin e të metave dhe, pasi të jetë shënuar në padi data e paraqitjes, caktohet një afat për plotësimin e të metave. Kur të metat e kërkesëpadisë janë plotësuar në afatin e caktuar, ajo quhet e regjistruar që nga dita që është regjistruar në gjykatë.
Në këtë mënyrë veprohet edhe kur të metat e kërkesëpadisë konstatohen gjatë gjykimit të çështjes.
– Pra gjatë seancës së parë ju duhet ti beni me dije gjykates, me deklarim (gojarisht) gabimin material dhe të kërkoni saktësimin e tij në pjesën e gjeneraliteteve mbështetur në mjetet e indentifikimit (kartë indentiteti, certifikata).
Faleminderit!