Pershendetje jam nje fermer i cili ka perfituar 7.5 dynym toke are me 3 Akte te ndryshne sipas anetarve te familjes bujqesore sipas me ligjin 7501 . I kam nxjer te 3 certifikatat sipas AMT perkatese por problemi qendron qe njera nga certifikatat ka vendodhjen e parceles me kordinata te gabuara dhe rezulton qe toka ime reale eshte shtet ne zyrat e kadastres dhe toka ne certifikate eshte e mbivendosur ne parcelen e nje personit tjeter. Kam bere kerkese ne kadastren perkatse per te bere korigjimin por nuk eshte mare parasysh . Une kam dhe deklarate me firmat e kufitarve ne parcelen time real qe deklarojne qe une jamnpronarini tokes sipas AMT qe disponoj. Gjithashtu kam dhe vertetimet nga komuna perkatese qe kam paguar taksat per kete parcelntoke rregullisht ne keto 30 vite. Me keto dokumenta qe disponoj mund ti drejtohem gjykates dhe gjithashtu mund te me orientoni lidhur me bazen ligjore mbi cilat nene duhet ta mbeshtes kerkes padine per te detyruar kadastren per te korrigjuar gabimin dhe te me rregjistroje parcelen time . Faleminderit pres per nje orientim ligjor sepse kerkoje te mbrohem vete ne gjykat lidhur me kete ceshtje pasi nuk kam mundesine konomike per te pajtuar nje avokat.
One Response
Pershendetje,
Ne lidhje me problematiken e sipercituar, ne referim te ligjit 33/2012 “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, nenit 193 te K.Civil, si edhe vendimit nr. 17, datë 23.04.2010 te Gjykates Kushtetuese nuk është në kompetencën e ASHK që të çregjistroj mbivendosjen. Pra, ceshtja e mbivendosjes se pronesise nuk mund te zgjidhet ne rruge administrative, por vetem ne rruge gjyqesore, pasi nje kërkim i tillë është vetëm tagër i gjykatës. Keto gjykime kane nje shkalle veshtiresie te larte, pasi gjate gjykimit do te jete e nevojshme edhe thirrja e nje eksperti topograf/gjeodet, ndaj prania e nje avokati do ju vinte ne ndihme.
Nese jeni individ me pamjaftueshmeri te te ardhurave, pra nuk keni mundesi ekonomike per te paguar nje avokat, ne referim te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ju keni mundesi te merrni nje avokat falas nese plotesoni kushtet ne kete ligj. Ne lidhje me kushtet dhe dokumentacionin e nevojshem per te perfituar avokat falas, ju ftojme te vizitoni faqen https://ndihmajuridike.gov.al/index.php/dytesore/ ose ti drejtoheni qendrave te ndihmes juridike ne qytetin tuaj.
Faleminderit!