Padi Administrative

Kam qene i punesuar ne nje subjekt privat dhe ne te njejten, kohe ka ndodhur nje gabim. Shoqeria ka bere gabim ku ja ka hedhur dikujt tjeter sigurimet, i cili figuron me njejtin emer si imi dhe nje nr karte indentiteti qe eshte  gabim. Rezulton e provuar se personi tjeter nuk ka qene asnjehere i punesuar te kjo firma. Une kam dal ne pension dhe me jane llogaritur gabim sigurimet shoqerore. Kompania i ka pagur por eshte bere nje gabim. Do drejtohem me nje padi ke duhet te padis ju lutem per te vendosur kete te drejte?

Faleminderit.


Qytetari: R. J. Data: 12 December , 2020, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

One response to “Padi Administrative”

  1. Pershendetje. Ju mund te beni kerkese per korrigji te dokumenteve zyrtare ne baze te nenit 388 te K.Pr.Civile, duke thirrur si persona te trete Sigurimet dhe zoterine ne emer te te cilit jane derdhur sigurimet. Ne kete rast, kerkesa depozitohet prane Gjykates civile. Rruga tjeter eshte t`i drejtoheni me kerkese padi gjykates administrative, ku te kerkoni detyrimin e ISSH qe t`a kaloje kontributin e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne emrin tuaj. Ne kete rast ISSH, drejtoria rajonale do te jete e paditur dhe zoteria perfitues do te jete person i trete.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet