Padi administrative kunder vendimi per lirim nga puna

Pershendetje,
Nje efektiv i rendit, jashte turnit te punes, eshte proceduar per drejtim mjeti ne menyre te parregullt (ne gjendje te dehur). Per kete, nga Drejtoria e Standardeve ndaj tij eshte marre masa me pezullim nga puna si fillim, pastaj me lirim nga puna. Eshte denuar ne shkalle te pare per vepren penale “drejtim mjeti ne gjendje te dehur”. Vendimi i shkalles se pare eshte apeluar dhe eshte lene ne fuqi denimi i shkalles pare, por jo me burgim por sherbim prove apo detyrim paraqitje dicka e tille. Tani pyetja ime eshte kjo: Ketij  ish-efektivi policie, a i lind e drejta te ngre padi kunder Drejtorise Pergjithshme te Policise per t’u rifutur ne polici te shtetit? Sepse si ngjarje ka mbi 2 vjet qe ka ndodhur dhe nuk eshte veper e rende penale dhe aq me teper ai nuk ka qene ne orar zyrtar te punes. A ekziston nje mundesi per te ngritur padi dhe cilat dispozitat ligjore jane ne favor te subjektit per t’i perdor si mbrojtje ne gjykate? Faleminderit


Qytetari: M. A. Data: 22 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Padi administrative kunder vendimi per lirim nga puna”

  1. Pershendetje,

    Ne nenin 46 te ligjit nr. 108/2014 “Per Policine e Shtetit” i ndryshuar, percaktohet se: Punonjësi i policisë përjashtohet nga policia në këto raste:
    a) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
    b) kur ndaj tij merret masa disiplinore e përjashtimit nga policia.
    Nderkohe, ne nenin 49 te ketij ligji percaktohet se: “Një person mund të rikthehet në polici vetëm nëse ai ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit brenda 2 viteve të fundit dhe është liruar nga Policia për shkurtim të funksionit, në kuadër të pakësimit të limitit të përgjithshëm organik të policisë.”

    Pra, nga sa ju relatoni dhe ne interpretim te dispozitave te mesiperme ligjore, vleresoj se nuk ka hapesire ligjore qe personi te rikthehet ne policine e shtetit, persa kohe eshte denuar me vendim te formes se prere per nje veper penale.
    Pertej ketij vleresimi personal mbi rastin, ju bej me dije se eshte e drejta juaj qe t’i drejtoheni gjykates administrative dhe te parashtroni kerkesat tuaja, duke paraqitur argumentet dhe provat ku mbeshteten pretendimet tuaja. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet