Probleme me OSHEE-ne

Përshëndetje Z/Znj. Avokat/e

Kam nje problem dhe nuk di se si ta zgjidh , problemi im esht ky :
Jetoj ne nje banese kur jetojm 2 persona ( me familjet e veta ) po me dhoma te ndara. Une dua te me vendosin nje sahat ne dhomen time, pasi kam konflikt me personin tjeter, por OSHEE nuk me jep zgjidhje nuk me lidh mua nje sahat pasi do aprovimin e pronarit te shtepise, etj . Po kjo shtepi eshte akoma ne pronesi shtet dhe nuk ka pronare ende, as tapia dhe as e regjistruar ne ASHK .
Perpos kesaj une jam poseduese prej 24 vjetesh por edhe bashkepronare e kesaj shtepie pavaresisht qe eshte prone shtet. (jam bashkepronare sipas çertifikates se perberjes familjare ku eshte perfituar banesa). Pra pyetja ime eshte a mund te me lidhi mua energji oshee pasi kam 6 muaj pa drita .

Faleminderit ne pritje te pergjigjes tuaj


Qytetari: E. B. Data: 5 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Probleme me OSHEE-ne”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Nje nder dokumentat qe kerkohet per lidhje te re, sipas vendimit te ERE-s nr. 166, datë 10.10.2016 per miratimin e “Rregullore për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes”, i ndryshuar eshte pikerisht edhe dokumentacioni i pronesise se objektit nepermjet dokumentave te rregjistrimit te prones, te tilla si : Akt shitje, akt qeraje, akt dhurimi ose akt ndarje prone te patundeshme.

    Nese ju nuk arrini t’i provoni OSHEE-se me dokument ligjor qe ju jeni pronare apo posuese e asaj pasurie per te cilen kerkohet lidhje e re ne rrjet, atehere lidhja nuk mund te kryhet. Ne te tilla kushte, cdo ndryshim qe kerkohet te behet duhet te autorizohet nga titullari i kontrates ekzistuese (personi me te cilin ndani banesen).

    Per cdo lloj ankese ne lidhje me sherbimin e OSHEE-se, ju mund t’i drejtoheni me ankese Entit Rregullator te Energjise Elektrike (ERE), pasi eshte institucioni pergjegjes per trajtimin e ankesave te konsumatoteve dhe mbrojtjen e interesave te tyre. Ne linkun me poshte mund te gjeni formularet e ankeses, e cila mund te paraqitet edhe ne rruge elektronike: https://www.ere.gov.al/rub.php?idr=261&lang=1

    Faleminderit,

  2. 1

    Pershendetje,

    Ju duhet qe t’i drejtoheni me kerkese OSHEE-se dhe ne rast se refuzon, sugjeroj qe t’i drejtoheni gjykates, ku permes nje padie te kerkoni detyrimin e lidhjes e kontrates. Ne kete padi te kerkoni edhe sigurimin e padise, pra duke shmangur keshtu kohen relativisht te gjate te vendimarrjes se themelit qe i duhet gjykates per cdo proces. Mendoj qe kerkesa per sigurim padie duhet te gjendet e bazuar nga gjykata sepse OSHEE sh.a gezon monopolin e plote te furnizimit me energji elektrike te te gjithe shtetasve te Shqiperise. Padise/sigurimit te padise, t’i bashkangjisni menjehere te gjitha provat. Ne vleresimin tim, lidhja e kontrates se energjise elektrike nuk konkuron me pronesine ose jo te objektit, ku kerkohet qe te instalohet matesi apo energjia elektrike.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet