OJF jo aktive.

Pershendetje,

Une kam nje shoqate, te cilen e kam regjistruar me vendim gjykate perpara 2 vitesh mirepo qe nga krijimi nuk kam pasur veprimtari ekonomike as projekte asgje. Nuk e kam regjistruar as ne tatime sepse nuk kam dijeni per asgje dhe jam e paafte per ta regjistruar sepse jemi te rinj dhe nuk kemi dije. Tani dua ta mbyll, ju lutem me tregoni cfare rruge duhet te ndjek? Si mbyllet? A ka kosto? Anetaret nuk i kam kontaktuar dhe shumica kane ikur me pune jashte. Faleminderit


Qytetari: A. K. Data: 24 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “OJF jo aktive.”

  1. Pershendetje. Procedura e mbylljes se nje organizate jofitimprurese ndiqet prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, e cila eshte edhe kompetente per regjistrin e OJF-ve. Per te mbyllur shoqaten ju duhet nje vendim i organit vendimmarres sipas statutit te shoqates. Ne vendim nder te tjera duhet te caktoni edhe nje likuidator, ekspert kontabel i specializuar per likujdimin e OJF-ve, i cili do hartoje nje raport lidhur me detyrimet e mundshme te shoqates, kundrejt shtetit apo personave te trete. Pasi te miratohet edhe raporti i likuidatorit, gjykata miraton vendimin per mbylljen e shoqates dhe cregjistrimin e saj nga regjistri i OJF-ve. Shpenzimet e procedures, jane kosto noteriale per vertetimet e nenshkrimeve, pagesa e likuidatorit dhe kerkesa ne gjykate.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet