Përshëndetje,
Në vitin 2021 lidha një kontratë porosie me një firmë ndërtimi për një apartament.
Ndërtesa kaloi në proces legalizimi. dhe né fund të vitit 2022 del leja e legalizimit shoqëruar me Genplan për këtë apartament në emrin tim.
Aplikova në e-albania për regjistrimin e lejes dhe më vonë për pajisjen me dokumentat e mëposhtëm:
1- Lëshim certifikate pronësie,
2- Lëshim kopje kartele të pasurisë,
3- Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale
Para pak ditësh më janë dërguar online 2 dokumentat e parë, ndërsa i 3 ende jo.
Problemi kryesor qëndron në faktin se Numri i Pasurisë i shënuar në Lejen e Legalizimit dhe në Genplanin shoqërues nuk është i njëjtë me numrin e pasurisë që shfaqet tek Certifikata e rregjistrimit të pasurisë dhe tek Kartela e pasurisë së paluajtshme. Gjithashtu tek 2 dy dokumentat e marrë, adresa e pronës nuk është e shënuar.
A është normale që:
1- numri i pasurisë të mos jetë i njëjtë në këto dokumenta.?
2- adresa e pronës të mos jetë e shënuar?
3- kopja e hartës kadastrale të mos jetë dërguar ende?
Si mund të veproj në këtë rast?
Ju faleminderit!
One Response
Pershendetje,
Ne lidhje me problemin tuaj ju referojme te paraqiteni prane ASHK perkatese, me kerkesen dhe faturen e paguar per sherbimin e kryer,
Gjithashtu ju duhet te kryeni aplikim ne e-Albania ne opsionin “Aplikim për korrigjim gabimesh në kartelë”, Aplikim për korrigjim gabimesh në certifikatën e pasurisë së paluajtshme : https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9483
Regjistruesi korrigjon gabimet materiale në certifikatë dhe/ose kartelën e pasurisë së paluajtshme, me kërkesë të pronarit, në rastet e mëposhtme:
– në rastin e gabimeve ose mungesave që nuk prekin interesat e një pronari tjetër;
– kur, pas një rilevimi, del se një sipërfaqe e treguar në kartelë nuk është në përputhje me aktin e fitimit të pronësisë. Në këtë rast, regjistruesi njofton më parë të gjithë personat e shënuar në regjistër, të cilët janë të interesuar ose që preken nga ky korrigjim i propozuar;
– me vërtetimin e ndryshimit të emrit ose adresës së një pronari dhe me kërkesën me shkrim të pronarit, regjistruesi regjistron ndryshimin në kartelë.
2. Kur regjistruesi vëren se në certifikatë ka gabime materiale, lëshon certifikatë të re, pasi janë depozituar certifikatat e mëparshme të pronësisë.
3. Urdhri i regjistruesit për korrigjimin e kartelës, në rastet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, mund të rishikohet nga Kryeregjistruesi.
Ne rast se ASHK nuk vijon me korrigjim apo leshim e kopjes se hartes kadastrale ju mund te kryeni ankes prane platformes shqiperia qe duam ne linkun si ne vijim: https://www.shqiperiaqeduam.al/
Faleminderit!